Muratit s’i vjen mirë që Vuçiq u shfaq tek terminali i gazit në Greqi, kritikon lidershipin kosovar

Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 03 May 2022
Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka reaguar lidhur me përurimin e terminalit të gazit të lëngshëm që ka ndodhur sot në Greqi, e ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic.
Murati ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës, duke thënë se janë hedhur në sulm për të bindur botën se kush është Vuçiqi, derisa ky i fundit po merr pjesë në përurimin e terminalit të LNG-së në Greqi, projekt amerikano-evropian.
Kreu i LB-së ka thënë se Kosova jo vetëm që ka munguar por edhe “në mënyrë të papërgjegjshme ka refuzuar një projekt të tillë”.
“ Janë disa projekte strategjike të cilat nuk kanë çmim dhe as nuk maten me studime fizibiliteti. Një i tillë është projeti amerikan i gazit të lëngshëm natyror (LNG), thelbësor për diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë. Sot u bë përurimi i terminalit të LNG-së në portin grek të Alexandropolit, investim ky amerikan dhe i BE-së. Përderisa udhëheqësit e Kosovës janë hedhur në ofensivë për të “bindur” botën kush është Vuçiqi, e kush Putini dhe cila është lidhja në mes të tyre, ky i pari sot ishte prezent në përurimin e terminalit në Greqi. Kosova, jo vetëm që po mungon, por në mënyrë krejt të papërgjegjshme qeveria jonë refuzoi të jetë pjesë e këtij projekti. Kjo vertetë është diplomaci shumë e hollë!!!”, ka shkruar Murati.
Të tjera
-
Me këtë datë mbahet testi i arritshmërisë
Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të A...
-
Gjendet trupi i pajetë i qytetarit që ra në lumë në Klinë
Në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, sapo është nxjerrë një trup i c...
-
Van der Bellen synon mandatin e dytë si president i Austrisë
Presidenti i tanishëm i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka thënë se do të...
-
Kosova nuk favorizon blerjen e energjisë nga bizneset
Në Kosovë ekzistojnë shumë biznese që e prodhojnë energjinë elektrike përmes ...
-
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?
Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftar...
-
Qytetarja nga Peja u kafshua nga qentë endacakë, komuna obligohet t’ia kompensojë dëmin mbi 3 mijë euro
Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e paditëses F....
-
Gjendje e jashtëzakonshme në arsim? Qehaja nuk e sheh të domosdoshme
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ditë më parë ka thënë se në Kos...
-
Blerjet politike dhe etnike të shtëpive në veri të Mitrovicës
Shqiptarët e Lagjes së boshnjakëve në veri të Mitrovicës janë duke i shitur m...
-
Ja çfarë moti do të mbretërojë në pesë ditët e ardhshme
Në Kosovë gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbajë mot kryesisht i ndry...
-
Kurti iu uron mirë se ardhje në Kosovë dy gazetarëve ukrainas
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, iu ka uruar mirë se ardhjen në Kosovë dy ...
-
Marrëveshja PS-PD për presidentin dështoi, raundi i dytë i votimit drejt skadencës
Raundi i dytë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës në presidencën e Shqipër...
-
Çitaku: E paprecedentë që një kryeministër t’ia japë vetes luksin të qëndrojë kaq gjatë në ShBA
Që nga 6 maji ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mirëpo produktivite...