Lajme

Murati tregon kur do të dalin shtesat për pensionerët dhe punëtorët e sektorit publik

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 12 April 2022

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar detajet lidhur me pakon 100 milionëshe që të qeverisë.

Ai ka thënë se shtesat për pensionerët do ta dalin në pensionin e ardhshëm, pra këtë të premte ose më së largu deri të hënën.

“Sa i përket pensionistëve, shtesat do të merret në datat që u dalin pensionet. Por besoj se është këtë të premte. Nëse arrihet të bëhen të gjitha kalkulimet, por më së largu të hënën tjetër”, tha ai.

-Advertisement-

Tutje ai ka treguar se punëtorët e sektorit publik do t’i marrin shtesat në fund të muajit.

“Sektori publik do të dalin në fund të muajit pasi i kemi të dhënat. Pra edhe pagat e sektorit publik do të jenë me këtë shtesë”, shtoi ai në ATV.

Ndërsa Murati tha se punëtorët e sektorit privat dhe studentët duhet të presin më shumë që të krijohet baza për aplikim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera