Lajme

Murati tregon arsyen e vërtetë pse Glauk Konjufca nuk po largohet nga posti i kryeparlamentarit

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 29 January 2020

Hekuran Murati, deputeti i Vetëvendosjes ka treguar se pse kjo parti nuk po heq dorë nga pozita e kryeparlamentarit.

Ai ka treguar se pse nuk po pltësojnë kushtin e vetëm të LDK-së për të arritur marrëveshjen e shumë pritur për koalicion.

Sipas tij problemi nuk është të ky post dhe pse po kërkohet nga  LDK por pse po kërkon me dodmodoshëmri edhe postin e presidentit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Po e them këtë, dhe po i citoj fjalët e atyre, ‘ose e marrim postin e presidentit ose shkojmë në opozitë”, thotë Murati.

Murati thotë se LDK-ja vetë e votoi Konjufcën në pozitën e kryetarit të Kuvendit, kurse tani e kërkon këtë post.

“VV asnjëherë nuk ka pretenduar postin e presidentit”, tha ai.

“Presidentin nuk kemi dashur ta fusim në koalicion. Këtë e ka pranuar edhe LDK’ja”, thotë Murati në T7.

Kujtojmë se LDK-ja ka kërkuar që të ketë postin e kryeparlamentarit deri në kohën kur zgjidhet presidenti për të cilin post edhe kërkon zotimin e Vetëvendosjes./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera