Lajme

Murati thotë se për shkak të LDK-së qytetarët po e paguajnë më shtrenjtë vajin dhe grurin

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 17 April 2023

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se çmimet e importit për vaj dhe grurë kanë rënë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se përkundër kësaj qytetarët po vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë e kjo krejt për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Çmimet Tavan.

”Çmimi i furnizimit nga importi për vaj ushqimor  ka rënë në 1.05 euro/litër. Çmimi i furnizimit nga importi për grurë  ka rënë në 0.24 euro/kg. Ligjin për çmimet tavan, LDK e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese. Prandaj qytetarët vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë se që do duhej për vaj, miell e bukë”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës ka dërguar në Kuvend projektligjin për çmimet tavan – që nënkuptonte vendosjen e disa çmimeve nga shteti për produktet esenciale – më pas kishte kaluar në Kuvend.

Por LDK-ja, si dhe partitë e tjera opozitare kishin thënë se ai ligj bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera