Lajme

Murati thotë se GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje 16.28%

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 29 September 2021

GDP-ja e Kosovës ka shënuar rritje prej 16.28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind.

Kjo është bërë e ditur sot nga ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

“Lajmi i mirë është që aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde që nuk e kemi parë deri tani ku në krahasim me vitin paraprak GDP-ja ka shënuar rritje prej 16.28 për qind. Rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind. Mund të flasim për një rritje të përgjithshme ekonomike në gjysmë vitin e parë për sivjet”, tha ai në një konferencë për media.

-Advertisement-

Sipas tij, shifrat aktuale tregojnë një rritje të ndjeshme ekonomike edhe në raport me vitet që nuk kanë qenë pandemike.

“Këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat nga ATK e Dogana se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje prej 49.5 për qind. Punësimi ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak. Projeksionet për rritje i kemi pasur për 7.9 për qind, mirëpo marrë parasysh me performancën që pritet ta kemi mbi 10 për qind”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera