Ekonomi

Murati tha se dikujt mund t’i duken pak “6.8 euro por ato janë 2.3 milionë në muaj”, reagon Bajrami: Tallje me qytetarë

Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 30 August 2024

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati është tallur me qytetarët kur tha se 6.8 euro por ato janë 2.3 milionë në muaj.

Ajo tha se ministri duhet të tregojë se sa milionë janë më pak në xhepat e qytetarëve si rezultat i rritjes së çmimeve/inflacionit, e sa milionë janë me shumë në kuletën e shtetit po për të njëjtën arsye.

“Ministri i financave qenka tallë prapë me qytetarë, po thotë se 6.8 euro për ju në muaj bëjnë 2.7 milionë në muaj për shtetin. POR 📍në vitin 2021 një bukë ka kushtu 30 CENT 📍sot një bukë kushton 60 CENT .  Tash a e llogarisim sa bukë konsumon një familje për një ditë, ta shumëzojmë me 365 (ditë në vit), mandej e shumëzojmë me 3.5 (sa janë edhe vitet e qeverisjes Kurti) dhe në fund me numrin e familjeve në Kosovë.  Ministri duhet me na tregu sa milionë janë më pak në xhepat e qytetarëve, si rezultat i rritjes së çmimeve/inflacionit, e sa milionë janë me shumë në kuletën e shtetit po për të njëjtën arsye? Sa minister?”, tha ajo.

-Advertisement-

Tutje Bajrami tha se qytetarët vetëm janë varfëruar gjatë këtij mandati.

“Ka vetëm një të vërtetë këtu: qytetarët janë varfëru gjatë këtij mandati dhe ulja e tatimit në pagë për 6.8 Euro, thënë më se buti është tallje me qytetarë”, deklaroi tutje ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera