Lajme

Murati takohet me ambasadorin amerikan, u diskutua për thellim të raporteve me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 28 January 2022

Ministri i Financave, Hekuran Murati është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media nga kjo ministri u njoftua se në këtë takim është diskutuar lidhur me thellimin e partneritetit në mes të ShBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Gjithashtu, ministri Murati e njoftoi ambasadorin amerikan për punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të ministrisë për vitin 2022.

-Advertisement-

“Ministri Murati dhe Ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes dy vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik”, thuhet në komunikatën e ministrisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera