Lajme

Murati takohet me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, diskutuan për marrëdhëniet mes dy shteteve

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 20 October 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ministrisë në takim është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjise informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë.

“Ministri ka potencuar se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Izraelin, me ç’rast përmes Ambasadores ftoi bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë.

-Advertisement-

Nga ana e saj znj. Ziv e falënderoi Ministrin për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera