Lajme

Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 25 April 2024

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 milionë euro shumë totale në formë të marrëveshjeve ndërkombëtare që tash e disa muaj po presin ratifikimin në Kuvend.

Ai ka thënë se së shpejti do të dërgohet për ratifikim edhe marrëveshja me Bankën Botërore në vlerë 90 milionë euro, duke theksuar se do të bëhen 390 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare të cilat presin votën e deputetëve të Kuvendit.

Sipas tij përveç marrëveshjeve financiare, ka edhe të tjera si Konventa për Importin e Përkohshëm, marrëveshje për sigurime sociale, apo të tilla si Evropa Digjitale, marrëveshje këto të cilat lehtësojnë të bërit biznes e përmirësojnë jetën e qytetarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera