Lajme

Murati: Rritja e pagave do të jetë për të gjithë sektorin publik, tabela e sotme ishte vetëm ilustrim

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 29 October 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se pagat në sektorin publik kanë pësuar rritje për vitin 2023 dhe do të vazhdojnë të rriten edhe në vitin 2024 dhe 2025.

Ai theksoi se rritja e pagave është një rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit për pagat dhe është e justifikueshme për shkak të rritjes ekonomike që po përjeton vendi.

“Rritja do të jetë 110 euro në muaj për secilin punonjës të sektorit publik. Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza: faza e parë, e cila do të hyjë në fuqi në janar, do të ofrojë një rritje prej 55 euro, ndërsa faza e dytë, e planifikuar për muajin korrik, do ta sjellë rritjen e totale në 110 euro,” tha Murati.

-Advertisement-

Ministri theksoi se kjo rritje nuk do të përfshijë vetëm pozitat e shfaqura në tabelën e paraqitur gjatë konferencës, por do të ndikojë në të gjithë shërbyesit publikë.

“Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik. Fokusimi ynë është në përmirësimin e kushteve për të gjithë punonjësit,” theksoi ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera