Lajme

Murati: Qeveria arriti të frenojë rritjen e çmimeve

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 14 October 2024

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë.

Murati, në një postim në Facebook, ka shkruar se rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, porse qeveria ia ka dalë ta ngadalësojë e frenojë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera.

“Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera”, shkruan Murati.

-Advertisement-

Ai ka prezantuar një tabelë nga faqja TradingEconomics.

“Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera