Murati propozon mekanizëm që mbikëqyr marrëveshjet Kosovë-Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 28 November 2018
Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të formojnë një mekanizëm që i mbikëqyr marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve.
Në Express Intervistën në KTV, ish-ministri i Diasporës ka thënë se ka parë avancime në nivelin e marrëdhënieve mes dy shteteve, por thotë se prapë nuk plotëson nevojat e qytetarëve të të dy vendeve në cilëndo sferë.
“Nevojat janë më të mëdha dhe ky nivel i marrëdhënieve është duke e kryer misionin e vet e ne duhet të mendojmë që të shkojmë në hapin tjetër”, ka thënë ai.
Sipas tij, duhet të krijohet një mekanizëm në formë Komisioni, Këshilli apo Agjencie Kombëtare e përbashkët që mbikëqyr marrëveshjet e nënshkruara dhe zbatimin e tyre si dhe bën propozime për marrëveshje të reja.
“Për shembull të vendoset në Prizren, komisioni që do të kishte buxhet që do të mjaftonte për mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve, e do të propozonte të reja, do të propozonte përafrim legjislacionesh, si për shembull për tregun, doganat e të tjera. Një mekanizëm i tillë do të afronte qeveritë e të bënte presion për zbatim të marrëveshjeve. Ai mekanizëm i përbashkët do të mund të financonte projektet infrastrukturore të të gjitha llojeve jo vetëm në dy shtetet por kudo që ka shqiptarë në Mal të Zi apo Maqedoni”, ka shtuar ai.
Sa i përket përplasjeve pas deklaratave nga qeveria shqiptare se nuk përkrah taksën 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, Murati ka thënë se po të kishte koordinim më të mirë mes dy shteteve s’do të kishte përplasje të tilla e do të ishte më mirë për të dy vendet.
“Kur krijojmë të tilla gjëra s’mund të kërkojmë përkrahjen e askujt nëse e kemi marrë në vete këtë vendim. Andaj duhet bashkëpunim më i gjerë. S’mund t’i themi Shqipërisë unë e mora një masë e ti më përcjell mua. Duhet të ketë koordinim që të kemi veprime të përbashkëta në politikën e jashtme. Rama doli në përkrahje, por po të merrej në bashkëpunim do të ishte edhe më mirë. Nuk më duket që është marrë me analizë të thellë, por është e tillë që për një moment të tillë kishte nevojë të merrej”, ka shtuar ai.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...