Lajme

Murati: Për t’u bashkuar me Shqipërinë, Kosova fillimisht duhet ta përfundojë dialogun me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 02 March 2021

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se për të shkuar drejt rrugës për bashkim kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, fillimisht duhet të përfundojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Murati konsideron se ne duhet t’i zgjidhim problemet me Serbinë, e pastaj të flitet për bashkim kombëtar, kohë në të cilën beson se Murati do të jetojë.

“Para se me fol për bashkim kombëtar, ne duhet t’i zgjedhim problemet me Serbinë. Për me ardhë deri aty te bashkimi kombëtar, që unë besoj kemi me ardhë sepse s’ka zgjidhje tjetër, ne duhet të shkojmë përmes kësaj marrëveshje (me Serbinë)”, ka thënë Murati në Pressing.

-Advertisement-

Gjatë ditës pati reagime të shumta rreth kësaj teme sepse Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj gjatë vizitës së tij në Lezhë të Shqipërisë. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.

“Fatkeqësisht kushtetua e Kosovës e ka një kundërthënie, neni 1.1 thotë se Kosova është shtet I pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian. Në Kosovë nuk kemi ligj për referendum dhe nuk e ndryshojmë Kushtetutën, por pa dyshim se kjo është intenca historike dhe dëshira e shqiptarëve”, ka thënë Kurti në Lezhë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera