Lajme

Murati: Për herë të parë në Kosovë janë 410 mijë vende pune aktive

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 28 October 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se për herë të parë në Kosovë janë 410 mijë vende pune aktive.

Murati bëri të ditur se numri i të rinjve të punësuar nën moshën 25-vjeçare është dyfishuar, teksa përmendi edhe 2.5 milionë eurot e ndara dje në mbështetje të subvencionimit të kredive investuese për prodhuesit vendorë.

“Në mbledhjen paraprake të Qeverisë, miratuam edhe lirimin nga dogana për disa lëndë të para si dhe për pjesët rezervë të makinerive prodhuese. Secilën mbledhje, vendime në mbështetje të prodhuesve, në mbështetje të ekonomisë”, tha Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera