Lajme

Murati: Pas gati 10 muaj punë finalizohet drafti i marrëveshjes për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 08 December 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komuna e Ferizajit do të bëhet me impiant për trajtimin e ujërave të zeza.

Murati ka thënë se nga muji shkurt i këtij viti ka kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj.

“Ferizaj po bëhet me Impiant për Trajtimin e Ujërave të Zeza. Në muajin shkurt të këtij viti, pata kërkuar nga BERZH që të na mbështesë në ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se BERZH është përgjigjur pozitivisht, dhe pas gati 10 muaj punë përgatitore nga ekipet punuese, kemi finalizuar draftin e marrëveshjes dhe tani është gati për nënshkrim. Ky projekt do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ruajtjen e ambientit në komunën e Ferizajt dhe atë të Kaçanikut”, ka shkruar Murati.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera