Murati: Opozita po i mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 02 July 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po i mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita, përcjell Klankosova.tv.
“Opozita qenka ankuar se pse Kosova ende nuk është bërë pjesë e Programit Evropa Digjitale të BE-së. Mirëpo është e njëjta opozitë që me muaj të tërë po mban të bllokuara marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, pa asnjë arsye të vlefshme”.
“Janë gjithsej afro 150 milionë euro të bllokuara nga opozita: 25 milionë euro marrëveshja me KfW për investime në rrjetin e transmisionit të energjisë elektrike, 84 milionë euro projekti i Ngrohjes Qendrore Solare, i financuar me grante nga Gjermania, grante nga BE, dhe kredi nga BERZH, 40 milionë USD marrëveshja me Fondin Zhvillimor të OPEC, mjete që planifikojmë t’i investojmë në infrastrukturë sportive, për t’u bërë gati për Lojërat Mesdhetare”, thuhet në shkrimin e Muratit.

Të tjera
-
BE e shqetësuar për operacionet e fundit në veri të Kosovës: Rrezik për përshkallëzim
Bashkimi Evropian ka reaguar me shqetësim lidhur me veprimet e fundit të ...
-
Aksionet në veri, BE reagon e ‘‘shqetësuar’’ – Thirrje Kurtit t’i shmang veprimet e njëanshme: Themeloni Asociacionin
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që ...
-
Ambasadorët e QUINT kërkojnë të mbrohet liria e medias
Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbret...
-
Rohde për Haxhiun: Lojtari që dështon, duhet të ndërrohet
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, dha kontribut të madh të premten që ekipi i ...
-
“Dështimin e keqmenaxhimin po e paguajnë qytetarët”, Burim Ejupi tregon saktësisht pse u rrit çmimi i rrymës
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi...
-
Osmani në Tiranë, para liderëve evropianë: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës; ato e zbehin shpresën e të rinjve
Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të ...
-
AGK e dënon gjuhën e Donika Gërvallës ndaj mediave
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e ashpër të deputetes ...
-
‘‘E bën që të jetë…’’, Meloni ‘zbulon’ arsye se pse Rama i ulet në gjunjë sa herë e sheh
Siç e ka bërë zakon, takimet e kryeministrit Rama dhe kryeministres italiane ...
-
Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në ‘Eurovision’
Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit t...
-
Tirana në qendër të vëmendjes evropiane, Rama pret 47 liderë “me bereqet”, momentet më pikante nga samiti
E premtja e 16 majit shënoi një moment historik për Shqipërinë, teksa Tirana ...
-
Osmani takon Abelan, i kërkon avancimin e aplikimit të Kosovës në KiE gjatë presidencës së Maltës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert ...
-
ZKM tregon çka bisedoi Kurti me ish-kryeministrin grek
Zyra e Kryeministrit, ka njoftuar se sot kryeministri në detyrë Albin Kurti e...