Ekonomi

Murati njofton se kanë nënshkruar marrëveshje në vlerë prej 79 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 15 October 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se kanë nënshkruar marrëveshje për projekte zhvillimore, në vlerë prej 79 milionë euro.

Ministri ka treguar se çfarë përfshijnë marrëveshjet, transmeton Telegrafi.

” 61 milionë euro me KfW Gjermane për Parkun Solar 100 MW në KEK, ku 32 milionë euro prej tyre janë grant nga WBIF. 9 milionë euro grant me qeverinë Zvicerane për rritjen e efikasitetit dhe efiçiencës në kompanitë rajonale të ujësjellësit. 9 milionë euro grant nga fondet e BE-së me Bankën Botërore për përmirësimin dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes për tokat bujqësore në Rrafshin e Dukagjinit”, ka shkruar ministri në profilin e tij në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se “50 milionë euro grante që nuk ka nevojë të kthehen, dhe 29 milionë euro kredi me kushte koncesionale”.

“Qeveria për Zhvillim”, thotë mes tjerash ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera