Murati njofton për bartjen e të hyrave vetanake të komunave, vlera 60 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 11 April 2024
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë bartja e të hyrave vetanake të komunave, në vlerë prej 60 milionë euro.
Murati tha se bartja në këtë formë është bërë për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja sipas ministrit bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse.
“Në pajtim me Nenin 9.6 të Ligjit të Buxhetit, sot kam miratuar bartjen e të hyrave vetanake të komunave në vlerë prej 60 milionë eurove. Bartja në këtë formë bëhet për të hyrat vetanake që kanë qenë të alokuara, kurse për pjesën e pa-alokuar, bartja bëhet me vendime të kuvendeve komunale përkatëse”, ka njoftuar Murati.
Javën e kaluar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka kërkuar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, që t’u barten komunave paratë që u takojnë në kuadër të të hyrave vetanake.
“Në takimin e Kolegjiumit të drejtorëve komunal për buxhet dhe financa në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), u ngrit shqetësimi nga komunat që bartja e të hyrave vetjake, e që kjo shkon në dhjetra miliona euro, ende nuk është realizuar nga ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT). Bazuar edhe në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike (LMFPP), të hyrat vetanake të komunave barten në vitin fiskal duke ruajtur strukturën e shpenzimit. Këtë e kanë bërë komunat gjatë hartimit dhe miratimit të buxheteve komunale për vitin 2024.”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi deklaroi se komunat nuk do të mund të realizojnë shumë projekte kapitale, do të shkaktohen vonesa në pagesat ndaj operatorëve ekonomikë e do të dëmtohen komunat në raportet e auditimit.
Të tjera
-
Konjufca pasi deputetët nuk po dinë si të votojnë: Po më doket pak ma problematike se nxënësit e klasës së dytë
Derisa në Kuvendin e Kosovës po votohej amandamenti i 99, i propozuar nga dep...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dyshohet për gjuạjte me ạrmë zjạrri
Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur sot në “Kodrën e Trimave” ...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e një gruaje, dyshohet për veprën penale ‘’Vjedhje’’
Policia e Kosovës po kërkon ndihëmë nga qytetarët për kapjen e një gruaje e c...
-
Shqyrtimi i Projekt-buxhetit, cilat amandamente kaluan e cilat jo deri tani?
Kuvendi i Kosovës po shqyrton sot në lexim të dytë Ligjin mbi Ndarjet Buxheto...
-
Kurtit i shkon në takim ambasadori amerikan dhe zyrtarja e lartë e USAID-it
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Ndihmës Administratoren në...
-
Dyshohet për gjụajtje me armë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur para pak çastesh në “Kodrë...
-
Liburn Aliu thërret konferencë për nesër, s’tregohet arsyeja
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Katër të dyshuar në pranga, publikohen pamjet nga aksioni i policisë kundër keqpërdoruesve të kartelave bankare
Policia ka prabgosur katër persona pas një aksioni të zhvilluar në Prishtinë ...
-
“Njeri i vitrave” dhe “Mashtrues i të varfërve” – Pacolli reagon ashpër pas këtyre akuzave
Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), ka reaguar ashpër përmes një postimi n...
-
Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit
Shumica e partive politike të serbëve në Kosovë po përgatiten të marrin pjesë...
-
Nehrudin Skenderi lirohet nga akuza për terrorizëm
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Nehrudin Sk...
-
Musliu, qytetarëve: Pasi projektet për ujë të pijshëm s’po kalojnë, blini dy-tri lopë e pini qumësht
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se nuk po është e mundur të kalo...