Murati: Nesër dihet kush është vërtetë kundër korrigjimit të kufijve
Autori: Gazeta inFokus 18:14 | 03 September 2018
Vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të martën e ka komentuar Artan Murati, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI).
Murati përmes një postimi në facebook ka shkruar se nesër do të dihet nëse partitë politike janë vërtetë kundër idesë së korrigjimit të kufijve, shkruan gazeta inFokus.
Ai po ashtu ka shtuar se nëse ka mungesa në seancë dhe pamundësohet kuorumi atëherë dihet pozicioni I tyre.
“Shtatori erdhi, fjalët nuk kryejnë pune me, veç veprat.”, ka përfunduar Murati.
“Seanca e nesërme është një mundësi e mirë për politiken kosovarë, për të ndërtuar diçka të përbashkët, ose të paktën, për të parandaluar diçka që shumica janë kundër. Përveç opozitës, idenë e “korrigjimit te kufijve” e kanë kundërshtuar deklarativisht edhe AAK e NISMA. Megjithatë, testi i vërtetë për AAK e NISMA është nesër. Nëse ka mungese ne seance, e pamundësohet kuorumi për vendimmarrje, atëherë po dihet edhe pozicioni i tyre karshi “korrigjimit”. Shtatori erdhi, fjalët nuk kryejnë pune me, veç veprat.”, ka shkruar Murati ne facebook.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca e jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të martën, më 4 shtator.
Pas mbledhjes së kryesisë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se komentet politike do të thuhet në seancë.
“Komentet politike do t’i themi nesër pasi kemi seancën e jashtëzakonshme”, tha Veseli./inFokus
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...