Lajme

Murati lajmëron se është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 22 October 2021

Ministri Hekuran Murati njofton se sot është bërë ekzekutimi i pagesës për të gjitha pensionet e rregullta, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook tha se është korrigjuar rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionistë të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat marrë pensionin e muajit shtator

“Javën që shkoi është korrigjuar edhe rasti i pezullimit të pensioneve për disa pensionerë, të cilëve u ishte kërkuar të paraqiteshin në zyrat rajonale për të marrë pensionin e muajit shtator, përkundër faktit që një gjë e tillë nuk është e nevojshme sipas vendimit në fuqi” tha Murati.

-Advertisement-

Të gjithëve u është rikthyer statusi i pensionerit aktiv, dhe javën e kaluar kanë pranuar pensionet e muajit shtator, ndërsa sot kanë pranuar edhe pensionin për muajin tetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera