Murati: Kuvendi i Kosovës nuk guxon ta heq nga tryeza e bisedimeve Kosovën Lindore
Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 03 September 2018
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës, i cili prej vitit 2010 e deri më tani nuk arriti të ndërtojë një platformë për bisedime, ka synim që të vendos “vija të kuqe” për fazën e ardhshme të bisedimeve.
Murati ka theksuar se Kuvendi i Kosovës nuk guxon ta heq nga tryeza e bisedimeve Kosovën Lindore.
Postimi i Muratit në Facebook:
Kosova gjendet në një situatë absurde. Kuvendi i Kosovës, i cili prej vitit 2010 e deri më tani nuk arriti të ndërtojë një platformë për bisedime, ka synim që të vendos “vija të kuqe” për fazën e ardhshme të bisedimeve. Këto vija të kuqe, nënkuptojnë që presidentit t’i ndalohet të bisedojë me Serbinë për mundësinë e ndryshimit të kufijve dhe rrjedhimisht pas një marrëveshjeje eventuale, të ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës. Duke qenë se kohëve të fundit gjërat tek ne bëhen për përfitime partiake e personale dhe aspak për interes të Kosovës edhe kjo nismë, nuk e ka hallin e Kosovës, por mos presidenti i Kosovës po merr farë merite apo poeni politik, dhe mos partitë politike duke e kundërshtuar atë, po arrijnë të përfitojnë poena politik në këtë betejë, gjithnjë duke e projektuar ardhjen në pushtet në një të ardhme të shpejtë
Partitë politike në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ndërtonin një platformë të bisedimeve me Serbinë. Nëse janë kundër presidentit dhe udhëheqjes së bisedimeve ndaj tij, nuk do të duhej që në emër të luftës kundër tij të luftohet ideja e bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën. Duke qenë se ky është një proces i ndjeshëm, është në të drejtën e Kuvendit që të përcaktojë edhe ekipin që do të bisedojë me Serbinë dhe qoftë edhe ta largojë presidentin nga ky dialog dhe ky proces, nëse besueshmëria ndaj tij, është problemi i vetëm.
Ama, nuk guxojnë ta heqin Kosovën Lindore nga tryeza e bisedimeve. Me këtë veprim, partitë politike që do ta përkrahnin një nismë të tillë do të realizonin veprimin më anti-shqiptar deri më tani në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike do t’i hapnin rrugë asociacionit të komunave serbe me elemente autonomie, jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës dhe ndarjes së tij në të ardhmen ashtu si e duan interesat e shovinizmit serb, deri tek ura e Ibrit dhe pa Kosovën Lindore. Aktualiteti edhe mund ta përbij një veprim të tillë, por e ardhmja dhe historia do ta trajtojë me turp një akt të tillë.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...