Murati: Kushtetuta s’është libër i shenjtë, për ta funksionalizuar shtetin, duhet ta ndryshojmë
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 09 April 2023
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka ndarë mendimin e tij në Ditën e Kushtetutës së Kosovës lidhur me atë se çfarë duhet të ndryshojë brenda aktit juridik më të lartë të vendit.
Murati, thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet, sepse nuk është libër i shenjtë, teksa po ashtu jep ide se cilat fusha duhet të preken nga këto ndryshime.
Fillimisht, Murati thotë se Kushtetuta në formën e tanishme është si derivat i kompromisit të shqiptarëve të Kosovës në këmbim të pavarësisë, derisa shton se ajo nuk ka buruar nga vullneti i popullit.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
Kushtetuta e Kosovës nuk është libër i shenjtë! Për t’u funksionalizuar shteti i Kosovës, ajo duhet të ndryshojë!
Kushtetuta e Kosovës e ka burimin tek Pakoja e Ahtisaarit, rrjedhimisht është një kompromis i madh i shqiptarëve të Kosovës në këmbim të pavarësisë së vendit. Kjo kushtetutë nuk buron nga vullneti popullor e as nuk është hartuar nga ekspertët tanë juridik e kushtetues. Thjeshtë është produkt i presionit ndërkombëtar që përmes pranimit të parimeve të Pakos së Ahtisaarit do të pranohemi nga Serbia. Kur dëgjon në këtë ditë të flitet me një lloj shenjtërie për kushtetutën nuk e din njeriu se a po ndodh kjo për shkak të amnezisë politike kolektive, apo nën ndikimin e faktit se jemi po ashtu në mesin e dy festave fetare. Sigurisht përderisa është në fuqi Kushtetuta duhet të respektohet sepse kështu e kërkon parimi i sundimit të ligjit dhe rendi demokratik. Por po ashtu e vërtetat duhet të thuhet dhe të diskutohet gjerësisht. Kosova ka mungesë të funksionalitetit mu për shkak të aranzhimeve kushtetuese. Këtu flitet për kushtetutë qytetare e multietnike, ndërsa të gjitha zgjidhjet që ajo ka bërë sidomos për pakicën serbe janë etnike. Privilegjet të cilat iu kanë dhënë pakicës serbe kanë bërë që në vazhdimësi edhe nën ndikimin e Beogradit zyrtar të shfrytëzohen për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës. Për më tepër në vend se të shfrytëzoheshin bisedimet me Serbinë për të krijuar rrethana për ndryshimet kushtetuese, përmes së cilave do të hiqeshin privilegjet bllokuese të përfaqësuesve politik të pakicës serbe, ne jemi dëshmitarë të një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do ta rëndojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës duke u shtuar peshë këtyre privilegjeve bllokuese kushtetuese përmes krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe një pozite të privilegjuar juridike për Kishën Ortodokse Serbe. Kështu tani do të ballafaqohemi me një trinom të mekanizmave tanë të brendshëm përmes së cilës Serbia do ta luftojë funksionalitetin e republikës sonë.
Andaj detyrë primare e politikës sonë do të duhej të ishte të gjente rrugën për ta ndryshuar këtë kushtetutë e jo për ta betonizuar atë. Në vend të kësaj politika jonë dhe në rastin konkret, qeveria e prirë nga Albin Kurti, pa përjashtuar dëmet e shkaktuara edhe nga qeveritë paraprake, ia ka komplikuar edhe më tej jetën funksionimin shtetit të Kosovës. Bisedimet me Serbinë, kanë qenë mundësi për të hapur rrugën që Kosova të vendoste vetë se çfarë kushtetute do të ketë pa kufizimet e tanishme, por për momentin ky rast u lëshua. Në vend se të insistohej në reciprocitetin me Kosovën Lindore, u insistua që njohja të jetë në qendër të bisedimeve. Në vend se të insistohej në idenë e ripërcaktimit të kufijve u insistua në integritet territorial. Në vend se të insistohej në zgjidhje që hapin rrugë ndryshimeve kushtetuese dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës u insistua në mos ndryshimin e saj. Pra gjithandej insistime populliste kundër zgjidhjeve funksionale. Dhe në fund as njohja nuk erdhi dhe zgjidhjet që po vijnë e komplikojnë edhe më tej funksionalitetin e shtetit tonë. Sidoqoftë e vërteta duhet të thuhet: Kushtetutat nuk janë të shenjta! Për t’u funksionalizuar shteti i Kosovës, kjo kushtetutë duhet të ndryshojë! Rruga e vetme është rikthimi në tryezën e bisedimeve të projektit të vetëm të drejtë dhe që zgjidh problemin shqiptaro-serb në Ballkan atë të ripërcaktimit të kufijve.
Të tjera
-
Agon Maliqi: 500 mijë vota janë të pamundura, 2021-ta ishte një rast i rrallë që nuk përsëritet
Analisti politik dhe aktivisti i shoqërisë civile, Agon Maliqi, e ka konsider...
-
100 vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Loiseau: Numërimi i fletëvotimeve me praninë e kamerave edhe në qendra komunale
Misioni i BE-së në Kosovë për herë të shtatë do të vëzhdoj zgjedhjet në Kosov...
-
Paqja do i rikthejë familjen, shqiptaro-palestinezi: Më ka marrë malli për përqafimin e nënës
Ahmed Jaber nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Që prej ...
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...
-
Deputeti Ferat Shala vazhdon takimet me qytetarë gjithandej Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, po vazhdon vizitat e ...
-
Bedri Hamza: Obiliqi është zemra energjetike e Kosovës, ky qytet meriton ma mirë
“Zemra energjetike e Kosovës”. Këtë cilësim ia ka dhënë qytetit të Obiliqit, ...
-
Mërgim Lushtaku: PDK e vetmja parti që e ka vërtetuar që realizon projekte konkrete
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Mërgim Lushtaku, ka r...
-
Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe t...