Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse është kundër Asociacionit duhet të ketë opsion tjetër
Autori: Gazeta inFokus
19:06 | 07 March 2024
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nëse dikush është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të ketë një opsion tjetër në tryezën e bisedimeve.
Nëse je kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të kesh opsion tjetër në tryezën e bisedimeve, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.
“Thashë unë jam kundër Asociacionit, por, ti duhet të jesh i sinqertë, nëse je kundër se ke një opsion tjetër nga fillimi e vendos në tryezën e bisedimeve kërkon që të zgjidhet më një parim tjetër. Ose nëse presioni është aq i madh sa mund ta dëmtojë Kosovën, mund edhe të tërhiqesh, pasi nuk bëhet kiameti nëse tërhiqesh për një moment nga një projekt që konsiderohet i dëmshëm”, ka thënë Murati në TV Dukagjini.
Murati duke ritheksuar se është kundër Asociacionit, ka shtuar se politikat populliste e kanë vendosur Kosovën në pozicion të pafavorshëm.
Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk duhet tallet me ne, duke thënë se dialogu është prioriteti i tij i gjashtë apo i shtatë.
“Unë jam kundër Asociacionit dhe mendoj që do të ishte problematike për shtetin e Kosovës, për konsolidim e tij dhe funksionalitetin, por, që çështja është se me këtë lloj politikanësh që kemi në krye e në përgjithësi që i kemi pasur në skenën politike. Kur ti nuk ki opsione tjera, kur ti nuk je aktiv, përkundër që një kohë ta gjatë na kanë lutur bashkësia ndërkombëtare cilat janë opsionet e tua, ata do tu kthehen opsioneve të cilat i ke nënshkruar.
Ndërsa, zoti Kurti e ka pasur gjithë kohën e botës, prej kohës që është bërë kryeministër e të mos tallet me ne që thotë se bisedimet i kam çështje të gjashtë e shtatë prioritet, por, të thotë që i kam të parin dhe të futet në ofensivë siç i kërkonte në atë kohë zoti Escobar, pa vendosur kusht”, ka shtuar Murati

T� tjera
-
Djali i Arlinda Zekajt merr pjesë në varrimin e nënës
Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Radac. ...
-
Kryeprokurori i Shtetit ricakton tri lëndë penale në rastin e Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë tri vendime për ricaktimi...
-
KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbaj...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë – Protestuesit grumbullohen para Ministrisë së Arsimit, forcat e rendit dhe autoboti qëndrojnë gati
Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre ka...
-
Arlinda Zekajt i jepet lamtumira e fundit, lot e mërzi në varrimin e saj
Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit. Ajo p...
-
Ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, imami i fshatit në lotë: Duhet ta presim djalin, po e sjellin policia
Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më...
-
Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës
Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshat...
-
Zhvendosja e ETC-së në lokacionin e ri në Pejë – hapja më 28 tetor 2026
ETC Pejë zhvendoset në ambientet e reja në Europe City Mall Qendra Tregta...
-
“Arlinda kërkoi ndihmë, shteti e braktisi”: QIKA kërkon dorëheqjen e Donika Gërvallës
Organizata QIKA ka mbajtur një tjetër aksion simbolik pas rastit të vrasjes s...
-
Jeton Sylaj sillet në Gjykatë – injoron pyetjet e gazetarëve që e pyesin nëse vɾa*sja e Arlindës ishte e planifikuar
Bashkëshorti i Arlinda Zekajt e cila u vra nga ana e kunatit të saj, Jeton Sy...
-
Kurti pas takimit me përfaqësuesit nga Lugina: Fitorja juaj është dyfish historike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën përfaqësuesit shqipt...
-
Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i së ndjerës Arlinda Zekajt, ka dalë para gjyka...





























