Lajme

Murati: Kurti të mos tallet me ne, nëse është kundër Asociacionit duhet të ketë opsion tjetër

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 07 March 2024

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se nëse dikush është kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të ketë një opsion tjetër në tryezën e bisedimeve. 

Nëse je kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, duhet të kesh opsion tjetër në tryezën e bisedimeve, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

“Thashë unë jam kundër Asociacionit, por, ti duhet të jesh i sinqertë, nëse je kundër se ke një opsion tjetër nga fillimi e vendos në tryezën e bisedimeve kërkon që të zgjidhet më një parim tjetër. Ose nëse presioni është aq i madh sa mund ta dëmtojë Kosovën, mund edhe të tërhiqesh, pasi nuk bëhet kiameti nëse tërhiqesh për një moment nga një projekt që konsiderohet i dëmshëm”, ka thënë Murati në TV Dukagjini.

-Advertisement-

Murati duke ritheksuar se është kundër Asociacionit, ka shtuar se politikat populliste e kanë vendosur Kosovën në pozicion të pafavorshëm.

Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, nuk duhet tallet me ne, duke thënë se dialogu është prioriteti i tij i gjashtë apo i shtatë.

“Unë jam kundër Asociacionit dhe mendoj që do të ishte problematike për shtetin e Kosovës, për konsolidim e tij dhe funksionalitetin, por, që çështja  është se me këtë lloj politikanësh që kemi në krye e në përgjithësi që i kemi pasur në skenën politike. Kur ti nuk ki opsione tjera, kur ti nuk je aktiv, përkundër që një kohë ta gjatë na kanë lutur bashkësia ndërkombëtare cilat janë opsionet e tua, ata do tu kthehen opsioneve të cilat i ke nënshkruar.

Ndërsa, zoti Kurti e ka pasur gjithë kohën e botës, prej kohës që është bërë kryeministër e të mos tallet me ne që thotë se bisedimet i kam çështje të gjashtë e shtatë prioritet, por, të thotë që i kam të parin dhe të futet në ofensivë siç i kërkonte në atë kohë zoti Escobar, pa vendosur kusht”, ka shtuar Murati

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera