Murati ka një sqarim shtesë për rritjen e pagave në sektorin publik nga viti i ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 29 October 2024
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rritja e pagave për sektorin publik në vitin e ardhshëm do të bëhet për të gjithë shërbyesit civilë, e jo vetëm për kategoritë e prezantuara sot në një tabelë në konferencë për media.
Murati këtë sqarim e ka bërë me anë të një postimi në ‘Facebook’, shkruan Insajderi.
“Rritja do të jetë 110 euro në muaj për secilin punonjës të sektorit publik. Hyrja në fuqi e rritjes do të jetë e ndarë në dy faza – ku faza e parë prej janarit pagat rriten për 55 euro, ndërsa faza e dytë prej korrikut ku rritja bëhet 110 euro.
Pra pagat rriten për të gjithë shërbyesit publikë, e jo vetëm për pozitat që i shfaqëm në tabelë gjatë konferencës. Tabela e shfaqur ishte vetëm për të ilustruar se si do dukej rritja për disa prej pozitave në sektorin publik”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.
Në tabelën krahasimore të prezantuar sot në konferencë, përmendeshin vetëm mësuesit, policët, infermierët, zjarrfikësit dhe ushtarët.
Qeveria Kurti rriti pagat për sektorin publik që nga viti i ardhshëm në prag të zgjedhjeve parlamentare, data e së cilës është caktuar 9 shkurti i 2025-ës.
“Përderisa në të kaluarën pagat rriteshin vetëm një herë brenda mandatit dhe atë vetëm në fushatë, me qeverisjen tonë të mirë e demokratike po rriten në secilin vit që nga hyrja në fuqi e ligjit të pagave, ashtu siç e parasheh edhe ligji”, deklaroi Kurti sot në konferencë. /Insajderi.org/
Të tjera
-
Lista Serbe acarohet me Gërvallën në OKB: E fiksuar ndaj Radoiçiqit, falë tij e zgjodhët presidenten
Lista Serbe i ka reaguar ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla–Sch...
-
Bajrami për Mimoza Kusarin: Ka shëtitur në krejt partitë, s’ka kredibilitet
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka folur për shefen e grupit parlamentar ...
-
Jo vetëm Durmishi, edhe Kurti ia krisi valles pas përurimit të një rruge 6 kilometra
Përurimit të një rruge në komunën e Dragashit, me valle, surle e tupana, i ës...
-
Rukiqi: LDK-ja synon 5% rritje ekonomike përmes investimeve
Deputeti i LDK-së, Berat Rukiqi, ka shpalosur synimet për rritjen ekonomike t...
-
Raporti i BE-së për Kosovën, Krasniqi: Kjo qeverisje e futi Kosovën nën masa të BE-së dhe nuk solli asnjë njohje
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka thënë se Raporti i Bashkimit Evropia...
-
Britania në Këshillin e Sigurimit: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta, Serbia të luajë rol konstruktiv
Sot në Këshillin e Sigurimit, Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar ka shpreh...
-
Bislimi: Do të zbatojmë rekomandimet e KE-së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ekzekutivi kosovar do ...
-
Projektbuxheti për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen, në të cilën ka miratu...
-
Moti për javën e ardhshme kthjellime, por më ftohtë, minimalet zbresin nën 0C
Mendimi për motin – 30.10.2024 – Trendet javore Kushte të qëndrueshme atmo...
-
Kurti pranon “Raportin për Kosovën ”, thotë se Qeveria mbetet e angazhuar në rrugën e reformave
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti Shefin e Zyrës s...
-
Nisma mbledh Kryesinë, Limaj: Bashkë më të fuqishëm ti japim Kosovës të ardhmen që meriton
Në një takim të rëndësishëm me kryesinë e NISMA-s Socialdemokrate, kryetari i...
-
Gërvalla e cilësoi “politikan të shquar”, Kurti brenda një viti Ivanoviqin e bëri hero e kriminel
Shefja e diplomacisë së Kosovës, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të ...