Lajme

Murati jep lajmin e mirë: Ja kur do të jipen paratë për dëmet nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 20 October 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka përfunduar procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet nga një Komision Qeveritar dhe se ndarja e mjeteve do të bëhet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Këtë deklarim ai e ka bërë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku edhe ka arsyetuar vonesat në këtë proces.

Ministria siç shprehet Murati, ka kërkuar nga ky Komision që vlerësimi të bëhet individualisht dhe se sipas tij, kjo tani më është bërë. Ai tha se nga vlerësimi i dëmeve që është bërë nga ky komision, shuma është 34.8 milionë euro.

-Advertisement-

“Ky Komision ka qenë i ngarkuar që të mbledh informata sa i përket dëmeve. Çka ka ndodhur gjatë kësaj kohë ka qenë një raport me vlerësim për secilën komuna por nuk ka pasur vlerësim për individualë. Kemi kërkuar që të kemi lista të detajuar për secilën familje dhe kjo është bërë. Tani që i kemi të gjitha informata në mbledhje e radhës do ta trajtojmë si pikë të rendi të ditës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera