Lajme

Murati: Jemi qeveria e vetme që kemi zvogëluar numrin e punëtorëve në Telekom

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 03 February 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se qeveria po i ndihmon ndërmarrjet publike, si në aspektin e mirëmenaxhimit; duke përzgjedhur borde të reja profesioniste dhe kryeshef ekzekutiv, e po ashtu duke u dalë në ndihmë në ristrukturimin e tyre.

“Më duhet ta them një gjë, që mund të jemi, me siguri jemi, por mund ta konfirmojmë, se jemi qeveria e vetme, gjatë mandatit të së cilës, numri i të punësuarve në Telekom është zvogëlu. Merre cilën të duash qeveri, në fund të mandatit ka pasur më shumë të punësuar, jo pse ka pasur nevojë Telekomi, por se ka pasur nevojë qeveria, me i rehatu militantët. Në mandatin tonë, në Telekom, është hera e parë që numri i punëtorëve është më i vogël sesa kur e kemi marrë mandatin”, tha Murai para Komisionit për Buxhet, përderisa po diskutohet projektligji për Buxhetin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera