Lajme

Murati: Institucionet të reagojnë për pasigurinë në punë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 06 Tetor 2018

Vdekjen e një punëtorit në Prishtinë në vendin e punës e ka komentuar edhe kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati.

Murati përmes një postimi në facebook ka shkruar se është shqetësuese pasiguria për punëtorët, shkruan gazeta inFokus.

Ai po ashtu ka shkruar se shqetësuese është edhe reagimi jo adekuat i institucioneve.

-Advertisement-

“Pasiguria në punë për punëtorët është bërë më shumë se shqetësuese, sidomos në sektorin e ndërtimtarisë. Vdekja e sotme e 45 vjeçarit dëshmon për këtë gjendje. Njësoj shqetësuese është reagimi jo adekuat i institucioneve të shtetit në zbatimin e ligjeve që garantojnë sigurinë në punë të punëtorëve. Sidomos kur ta kemi parasysh numrin shqetësues të vdekjeve në punë këtë vit.”, ka shkruar ai.

I pari I i Lëvizjes për Bashkim ka shkruar gjithashtu se sundimi i ligjit është jetik për një shoqëri.
“Sundimi i ligjit është jetik për një shoqëri. Duhet bërë presion i gjithmbarshëm shoqëror mbi institucionet tona në zbatimin e ligjeve në të gjitha fushat, në këtë rast të atyre që kanë të bëjnë me sigurinë në punë. Ngushëllimet më të thella për familjen e punëtorit që humbi jetën sot!”,ka përfunduar Murati.

Mëngjesin e së shtunës në person ka humbur jetën në kryeqytet pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Viktima në momentin e rrëzimit ishte në vendin e punës. Ai ishte punëtor ndërtimi./inFokus

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy