Murati i VV’së: Një figurë e lartë e LDK’së u arrestua për korrupsion
Autori: Gazeta inFokus 17:28 | 12 October 2020
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, në një lidhje direkte për emisionin Frontal në T7, ka komentuar arrestimin e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova.
Murati tha se në rastin e Rugovës nuk po përmendet korrupsioni, por ai u arrestua pikërisht për korrupsion.
“Ne atë ditë kishim seancën për 100 ditët e Qeverisë. U përmend korrupsioni, u tha që fjala korrupsion është hequr nga fjalori, në këtë rast nuk u përmend korrupsioni, po thuhet se u arrestua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, me rëndësi është që u arrestua një figurë e lartë e LDK’së, për korrupsion”, ka deklaruar Murati.
Ai tha se deklaratat kryetarit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili tha se arrestimi i Rugovës është politik dhe i padrejtë, janë ndërhyrje në drejtësi.
“Konferenca është skandal në vete, thuhet se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi por të thuhet që drejtësia të mos ndërhyjë në politikë, të mos arrestojë politikanë, kjo është hera e parë”, ka thënë Murati.
Haki Rugova është arrestuar mbrëmjen e së premtes, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe konflikt interesi.
Të dielën, Gjykata Themelore një Pejë ka shqiptuar masën e arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të Istogut./Express/
Të tjera
-
“Mendoja Albin Kurti babën e vet e shti n’burg me zënë n’korrupsion… e sot” – Behrami tregon çfarë bindje kishte për Kryeministrin
Analisti Artan Behrami tha se ndjehet i mashtruar sikur 51% i qytetarëve që k...
-
Alarm në Gjermani, një bom*ë 500 kilogramëshe gjendet në afër të “Mewa Arena”
Pavarësisht se Lufta e II Botërore është mbyllur në vitin 1945, nuk janë të p...
-
Djali i shoferit të Pal Lekajt i dehur god*t një këmbësore në Gjakovë, voziste pa patentë shofer
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Jo rrallë...
-
Burri nga Ferizaj largohet nga shtëpia me para, veturë dhe dokumente, gruaja e paraqet në polici
Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dh...
-
Lajçak deklarohet për takimin e sotëm, thotë se ka paraqitur një ‘dokument kompromisi’ për dinarin
I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, k...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...