Lajme

Murati fton opozitën që të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare: Pretendimet e tyre për bllokim fondesh nuk qëndrojnë, kam folur me donatorët

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 19 October 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk janë duke marrë miratimin nga partitë opozitare në vend.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se njëra ndër arsyet se pse një pjesë e opozitës nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare është edhe pretendimi se “për shkak të masave të vendosura, edhe fondet e këtyre marrëveshjeve janë të bllokuara prandaj është e kotë të ratifikohen sepse mjetet nuk mund të shfrytëzohen”.

Sipas tij, ky arsyetim i opozitës nuk qëndron.

-Advertisement-

“Gjatë dy javëve të fundit kam pasur takime me pothuajse të gjithë partnerët e donatorët zhvillimorë, dhe njëra ndër çështjet e ngritura në këto takime ishte pikërisht edhe ky pretendim i opozitës.

Ajo çfarë mund të them është se në të gjitha këto takime më është konfirmuar nga partnerët ndërkombëtarë se marrëveshjet që tashmë janë të nënshkruara dhe presin për ratifikim, nuk kanë asnjë pengesë apo bllokim fondesh”, ka thënë Murati.

Ministri i Financave, i fton deputetët e opozitës që nuk po marrin pjesë në votime, të ndryshojnë qëndrim dhe të votojnë për ratifikimin e këtyre marrëveshjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera