Lajme

Murati: Duhet ndryshuar sistemi tarifor, nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë si për ushqim si për kriptovaluta

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 17 January 2022

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë duke parë alternativa tjera, si do të rregullohet çështja e mihjes së kriptovalutave në Kosovë.

Murati deklaroi se janë duke menduar një zgjidhje afatgjatë, sepse nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëri, si për pajisje të kriptovalutave që për dikë është profitabile.

“Vendimi është i përkohshëm, por megjithatë unë mendoj se duhet ta mendojmë në afatgjatë ne këtë çështje. Duke e shfrytëzuar çmimin e energjisë elektrike që është i paraparë për amvisëri për t’i përmbushur nevojat bazike për ta ngrohur ambientin, apo për të zier ushqim, e ta shfrytëzojmë për dikë që është profitabile, atëherë o duhet të ndryshojë sistemi tarifor, që ata të kalojnë në një tarifë tjetër, o duhet të shihet një zgjidhje afatgjatë. Sepse edhe të kriptovalutat ka sisteme të ndryshme”, ka deklaruar Murati për Telegrafin.

-Advertisement-

Ai shpjegoi që janë dy sisteme për mihje të kriptovalutave njëra që konsumon energji elektrike në mënyrë intensive e tjetra që konsumon më pak.

Murati po ashtu tha se “në një situatë, kur nuk mund t’i përmbushim gjenerimet e energjisë elektrike, sidomos në periudhën shtator-mars, nuk mund t’i përmbushim nevojat vetanake, është problem”.

“Sa i përket aspektit të konfiskimit dhe procedurave ligjore, këto janë gjëra që i dinë më mirë organet e rendit”, tha Murati. Ai foli foli edhe për aksionet e Policisë së Kosovës, ku tha se 272 pajisje të sekuestrua shpenzojnë energji elektrike sa një fshat me 500 shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera