Lajme

Murati: Banka Botërore rendit të parën Kosovën me pakon më të madhe mbështetëse

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 April 2023

Hekuran Murati, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se Kosova ka pasur pakon më të madhe mbështetëse në rajon. Këto statistika vijnë nga raporti i fundit i Bankës Botërore ku thuhet se Kosova ka pasur 4.3% të GDP-së për masa mbështetëse të familjeve në nevojë dhe për subvencionim të energjisë elektrike

Murati në një postim ka shkruar se kjo situatë është e veçantë edhe për dy arsye tjera.

“Çka e bën edhe më të veçantë situatën, është fakti që këto masa mbështetëse janë realizuar krahas uljes së deficitit buxhetor dhe konsolidimit të borxhit publik në të njëjtën kohë”, tha ai.

-Advertisement-

Ndonëse inflacioni dhe kriza energjetike kanë goditur të gjitha vendet, reagimet e qeverive nëpër shtete të ndryshme variojnë.

Në tabelën e Bankës Botërore të publikuar nga Murati, Kosova zë vendin e parë me 4.3% të GDP-së, e dyta vjen Krocia me 4.2%, Bosnja dhe Hercegovina me 3.7%, Kazakistani me 3%, Maqedonia e Veriut me 2.8%, ndërkaq të fundit janë Shqipëria me 1.9% dhe Mali i Zi me 1.2% të GDP-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera