Lajme

Murati: Ata që për 1 dekadë e lanë pagën minimale 170 euro, sot e çuan ligjin në Kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 21 July 2023

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Pagën Minimale.

Murati tha se ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 170 euro, sot e dërguan Ligjin për Pagën Minimale në Gjykatën Kushtetuese.

“80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj. Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale”.

-Advertisement-

“Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti”, tha Murati.

Tutje, ai tha se opozita po tenton që me çdo kusht ta bllokojë këtë ligj, teksa pyeti “pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera