“Murati asnjë minutë s’duhet të qëndrojë në detyrë”
Autori: Gazeta inFokus 23:52 | 04 July 2022
Kryetari i Nisma Socialdemokrate Fatmir Limaj ka komentuar deklarimet e ministrit të Financave Hekuran Murati kundër veteranëve e vlerave të UÇK-së.
“Vlerat e UÇK-së asnjëherë nuk janë vendosur në pikëpyetje. Këto vlera janë shumë më të mëdha, janë dëshmi e realitetit që jetojmë sot”, ka thënë Limaj në Kanal 10.
Ndërkohë që Murati ka kërkuar falje për deklaratën e tij të para disa viteve, duke thënë se reagimi i tij ka qenë zhgënjimi me fryrjen e numrave të veteranëve, Limaj ia ka kujtuar atij se në karrigen e ministrit ndodhet falë vlerave të UÇK-së.
“Unë nuk pajtohem me asgjë se çfarë ka thënë Murati. Ai ndodhet në atë karrige duke iu falënderuar vlerave të UÇK-së”, ka thënë Limaj.
Limaj e ka quajtur fyese deklaratën e ministrit Murati në Facebook në vitin 2016, se lufta në Kosovë ka zgjatur vetëm tre muaj, duke kujtuar se masakra të shumta kanë ndodhur edhe gjatë vitit 1998.
“Ai asnjë minutë nuk duhet të qëndrojë në detyrë”, tha Limaj.
Të tjera
-
BE-ja kujton sulmin në Banjskë, përsërit thirrjen për llogaridhënie
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka kujtuar sulmin terrorist në...
-
Protestuan dhe kërkuan kthimin e burrave dhe djemve nga Ukraina, gratë ruse përballen me presion, shoqërohen në polici dhe…
Të paktën dy nga rreth 20 gra dhe nëna të ushtarëve të mobilizuar rusë, të ci...
-
Konjufca kujton heroin Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetori...
-
1 vit nga Banjska, Kurti: Serbia duhet të jap përgjegjësi, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e agresionit të Banjskës d...
-
Kurti dhe Konjufca përkulen para varrit të heroit Afrim Bunjaku
Tashmë kanë nisur homazhet tek varrit i heroit Afrim Bunjaku në një vjetorin ...
-
Pamje – Kush po merr pjesë në homazhet për njëvjetorin e rënies heroike të Afrim Bunjakut
Sot po shënohet njëvjetori i rënies së heroit të kombit, Afrim Bunjaku, i cil...
-
Iu gjet një thiḳë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Prishtinë
Është arrestuar një i mitur, nxënës i një shkolle të mesme në Prishtinë, pasi...
-
Vendoset tabela e rrugës me emrin “Afrim Bunjaku”
Në anë të rrugës që të çon nga Ballabani në Banjskë, sot janë vendosur tabela...
-
Nisin homazhet tek varri i heroit Afrim Bunjaku, merr pjesë edhe ambasadori Hovenier (PAMJE)
Pas vizitave në familjen e Afrim Bunjakut në njëvjetorin e rënies së tij në k...
-
Flet vëllai i Afrim Bunjakut: Ishte vit i vështirë, por jemi krenarë për të
Muj Bunjaku, vëllai i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku ka folur sot për emisi...
-
Zhduket një vajzë në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës
Të hënën një vajzë është zhdukur në fshatin Mira...
-
Vidhen bulonat e anësoreve të rrugës në Suharekë
Të dielën në Bjeshkët e Grejkocit, një burrë ka rapor...