Lajme

Muralet e artistëve me renome ndërkombëtare rrezikohen nga reklamat

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 31 January 2018

Qendra për Zhvillimin e Artit (Q’art) shpreh shqetësimin për degradimin e hapësirave publike të dedikuara për art në Prishtinë. Ditëve të fundit është vërejtur ri-shfaqja e reklamave tek muri në Rruga B.
Pas mbulimit të shkarravitjeve dhe reklamave në kuadër të festivalit ndërkombëtar “Meeting of Styles”, e tërë ajo pjesë pat marrë një pamje të re si dhe ka vazhduar të shërbej si prapavijë për shumë video incizime, me ç’rast edhe për promovimin e Prishtinës si vatër e artit të rrugës prej të cilës përfitojnë më së shumti qytetarët dhe kafiteritë e asaj pjese.

Sot vërejtëm se një pjesë e këtij muri pranë rreth rrotullimit është mbuluar nga reklamat e dy bizneseve, CIMA Construction dhe Restoran LORIANO.

Si organizata e vetme që deri më tani ka arritur të bëj intervenime në hapësira publike, Q’art vazhdimisht ka ngritur zërin kundër fenomenit të dominimit të reklamave në hapësirat publike, siç ka qenë deri më tash në mënyrë kaotike dhe pa kritere të duhura.

-Advertisement-

Si organizatë ftojmë Komunën e Prishtinës dhe organet përkatëse që të marrin masat përkatëse për të evituar shëmtimin e mëtejmë të kësaj pjesë. Për të vendosur rregull në këtë fushë, Q’art propozon rekomandimet si në vijim:

1. Muri tek Rruga B të mbrohet nga reklamat dhe dëmtimet, dhe të jetë i dedikuar për vepra arti.
2. Bizneset që kanë ngjyrosur këtë pjesë me reklamat e tyre të gjobiten dhe mjetet nga gjoba të
përdoren për të mbuluar këtë pjesë me vepra të reja arti.
3. Komuna e Prishtinës dhe Qendra për Zhvillimin e Artit të nënshkruajnë një Memorandum
Bashkëpunimi, me të cilin synohet si në vijim:
a. definimi i strategjisë afat shkurtër për ringjalljen e hapësirave publike të mbetura
shkret;
b. arti në hapësira publike të hyjë në agjendën prioritare të komunës; dhe
c. të bëhet rregullimi institucional i artit në hapësira publike.

Q’art është organizata e vetme në Prishtinë e cila ka arritur që në mënyrë të qëndrueshme të trajtoj hapësirat publike përmes veprave artistike. Deri më tani kjo ka ndodhur 3 edicione përmes Guerilla Art Festival si dhe edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar International Meeting of Styles – duke përmirësuar mbi 3000 metra katror hapësira shkrete dhe beton brenda qytetit të Prishtinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera