Sport

Munishi tregon pse i’a shënuan vetëm një gol Dritës si dhe zbulon se çka po i mungon Gjilanit

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 November 2021

Skuadra e Gjilanit e ka fituar derbin ndaj rivalit të përbetuar Dritës me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e 15-të në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, golin e vetëm për ‘Kuqebardhët’ e realizoi Albert Dabiqaj në minutën e 48’.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i skuadrës së Gjilanit, Ismet Munishi, i cili shprehur i lumtur me fitoren, duke thënë se këtë triumf i’a dedikojnë tifozëve.

-Advertisement-

“Normalisht që është kënaqësi e madhe, po tregoj të drejtën fitoren ua dedikojmë tifozëve. E meriton klubi i Gjilanit, jemi një klub i organizum, pe shpërblejmë respektin e tifozëve dhe presidentit të klubit, shpresojë të shpërblejmë me titullin kampion, nëse vazhdohet kështu, atëherë kështu fitohet me këtë angazhim”, tha fillimisht Munishi për Art Sport.

Me pas tekniku prishtinas tregoi pse i shënuan vetëm një gol.

“Kësaj radhe na ka respektuar kundërshtari, ia kemi dhënë vetëm një gol”, vazhdoi ai.

Për fund Ismet Munishi zbuloi se çka i mungon skuadrës së Gjilanit.

“Kësaj skuadre i mungon vetëm edhe një futbollist që m’u rrit pak konkurrenca, na vyn një fazë përgatitore prej A deri në Zh, kur të bëhet ajo skuadër, këto skuadra do të luftojnë vetëm për vendin e dytë. Edhe kështu po ia dalim, kur e ke një Progni e Dabiqaj është më e lehtë”, përfundoi Munishi.

Pas kësaj fitoreje Gjilanit kryeson Superligën me 28 pikë, kurse Drita renditet e treta me 25 sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera