Sport

Munishi: Nuk i frikësohemi Barçës, e lëre mo Dritës

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 11 December 2018

Në mesditën e sotme, është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë, Vëllaznimi do ta ketë përballë Dritën e Gjilanit.

Kështu, Ismet Munishi, trajneri i gjakovarëve, do të jetë kundërshtar i ish-skuadrës së tij.

-Advertisement-

Megjithatë, Munishi nuk ia ka frikën aspak Dritës, duke thënë me ironi se skuadra e tij nuk i frikësohet as Barcelonës.

”Kam shumë respekt për Dritën dhe ‘Intelektualët’, por do të jetë një duel i zjarrtë”.

”Ne jemi Vëllaznimi, dhe nuk i frikësohemi as Barcelonës, e lëre mo Dritës”, tha Munishi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera