Sport

Munishi ka një kritikë për futbollistët e tij pas fitores ndaj Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 23 September 2020

Ballkani e ka regjistruar edhe fitoren e dytë rresht në fillim të sezonit të ri në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit e kanë mposhtur në shtëpi Feronikelin me rezultat 3-2.

Të tri golat për ‘portokallinjtë’ i ka realizuar sulmuesi në top formë, Mirlind Daku, i cili arriti Hat-trickun e dytë në dy ndeshjet e para në këtë fillim kampionati.

-Advertisement-

Ndërkaq, të dy golat për skuadrën e Feronikelit i shënoi Marclei.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se duhet të luajnë 90 minuta me përgjegjësi.

“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet me luajt me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”, deklaroi Munishi për Art Sport.

Tekniku prishtinas tutje u shpreh i kënaqur me lojën e treguar, derisa analizat më të thella tha se i diskutojnë brenda skuadrës.

“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve. Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, u përfundoi ai.

Ballkani ndeshjen e radhës e luan në udhëtim te Gjilani, ndërsa Feronikeli e pret Drenicën./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera