Sport

Munishi i lumtur me fitoren: Kjo gjë me ka ndodhur për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 01 May 2021

Gjilani arriti fitore mjaft të madhe, por të vështirë ndaj Arbërisë, shkruan Gazeta inFokus.

‘Skifterat’ fituan me rezultat 4-3, pas rikthimit të epërsisë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë se kjo ishte hera e parë që arriti fitore nga zëvendësimet.

-Advertisement-

“Lojën e skuadrës time e vlerësoj shumë lartë, jemi e vetmja skuadër që luajmë futboll. Jam shumë i kënaqur me futbollistët që u inkuadruan në ndeshje. Sot për herë të parë me duhet të them që e kam fituar ndeshjen nga zëvendësimet, sepse futbollistët që i kisha nga minuta e parë më të vërtetë ishin shumë të lodhur. Ne kemi luajtur ndeshje vetëm dy ditë më parë” tha Munishi.

Pas kësaj fitore Gjilani mban pozitën e katërt me 47 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera