Sport

Munishi flet për formën jo të mirë të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 19 October 2020

Kryetrajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi, pas një kohe të gjatë është kthyer për të analizuar ndeshjet e Superligës, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku prishtinas i ftuar në emisionin ‘Kampionët’ në Kanal10 ka folur për formën jo të mirë të skuadrës së Prishtinës.

Munishi ka thënë se kryeqytetasit nuk kishin krizë të lojës, por krizë të rezultateve.

-Advertisement-

“Prishtinës i erdhi loja në momentin e mirë me Besën. Gjithsesi, testi i vërtetë është me Feronikelin. Kjo fitore është për atmosferë në ekip pasi disa rezultateve jo të kënaqshme, pasi Prishtina nuk kishte krizë të lojës por krizë të rezultateve. Ka luajtur mirë dhe disa lojtarë ndoshta nuk ishin në pozicionet e tyre ka bërë që të kemi mungesë rezultatesh. Gjithsesi, unë jam i fokusuar te klubi im dhe as nuk me frikëson as nuk me entuziazmon ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi Munishi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera