Sport

Munishi flet për Blend Baftiun, zbulon se çfarë po ndodhë më të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 27 September 2020

Trajneri i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi, është kthyer për të folur edhe një herë për të ardhmen e futbollistit të tij, Blend Baftiut, shkruan Gazeta inFokus.

Munishi pas barazimit 0-0 me Gjilanin ka thënë se Baftiu është akoma lojtar i Ballkanit, derisa sa ka shtuar se talentin prishtinas ka refuzuar disa oferta, por akoma ka skuadra të interesuara për të.

“Blendi vazhdimisht ka oferta, i ka refuzu disa prej tyre, është çështje e Blendit se ku dëshiron me shku, ai për momenti është lojtar i Ballkanit. Po presim dhe po punojmë ne këtë aspekt”, deklaroi Munishi.

-Advertisement-

Blend Baftiu sezonin e kaluar ishte futbollisti më i mirë i Superligës, andaj ofertat për të këtë verë nuk kanë munguar nga klubet evropiane.

Ai shumë shpejtë mund të transferohet në ndonjë skuadër në Turqi, por për momentin akoma nuk ka diçka konkrete./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera