Mungon Nuredin Lushtaku, shtyhet gjykimi në rastin “Veteranët”

Autori: Gazeta inFokus
12:07 | 13 November 2024
Në mungesë të të akuzuarit Nuredin Lushtaku, ka dështuar seanca e së mërkurës në rastin e njohur si “Veteranët”.
Në këtë rast, përveç Lushtakut, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen ish-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Lidhur me këtë mungesë e të akuzuarit Lushtaku, gjykata u njoftua sot përmes mbrojtësit të tij, avokatit Tahir Rrecaj, i cili tha se i njëjti nuk mund të jetë prezent në seancën e sotme për arsye shëndetësore, duke shtuar se përmes emailit gjykatës ia ka dërguar edhe vërtetimin mjekësor të të mbrojturit të tij, raporton“Betimi për Drejtësi”.
Ndërkaq, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Gazmend Bahtiri tha se për të vërtetuar një gjendje ndryshe faktike duhet të angazhohet një ekspertizë por e njëjta është shumë e kushtueshme.
Gjithashtu, gjyqtari Bahtiri tha se kjo zvarritje është e qëllimshme.
“Në pamundësi për tu mbajtur shqyrtimi i sotëm, duhet të caktojmë një datë tjetër që të presim edhe raportin origjinal. Tani kjo është, jo vetëm për gjykatën por edhe për juve si palë zvarritje e qëllimshme”, shtoi gjyqtari Bahtiri.
Andaj, në mungesës së kushteve ligjore, seanca e planifikuar për sot u shty për një datë tjetër.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim këtë rast.
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 88.769.217.04 euro.
Për këto akuza, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte marrë aktgjykim lirues edhe më 19 janar 2021.

Të tjera
-
NATO bie dakord për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, Spanja thotë se heq dorë nga ky objektiv
Anëtarët e NATO-s ranë dakord të dielën për një rritje të madhe të objektivit...
-
Diplomati kryesor i Iranit mbërrin në Moskë për t’u konsultuar me Putinin pas sulmeve të ShBA-së
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka mbërritur të dielën në Moskë p...
-
Starmer dhe Trump bien dakord që Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe presidenti i ShBA-së...
-
Irani në OKB: Të gjitha akuzat e SHBA-së ndaj Teheranit janë të pabazuara – të motivuara politikisht
Ambasadori i Iranit në OKB, Amir-Saeid Iravani, tha se koha, natyra dhe shkal...
-
Këshilltari i Khameneit: Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar
Irani ende zotëron rezerva të uraniumit të pasuruar pavarësisht sulmeve të Sh...
-
Dy eprorëve të Policisë në Pejë iu caktohet masa e ndalimit të afrimit personit apo vendit të caktuar, pezullohen nga puna
Prekë Tunës, shef i Sektorit të Operativës në Stacionin Policor në Pejë, dhe ...
-
Ky është 48-vjeçari që humbi jetën në një vetaksident në Lipjan
Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fsha...
-
Dalin pamjet teksa B-2 po kthehen në Bazën Ajrore Whiteman në Misuri
Fox News ka publikuar pamje teksa bombarduesit B-2 po ktheheshin në Bazën Ajr...
-
Izraeli i vendosur të çojë deri në fund ofensivën/ Netanyahu: Sulme deri në shkatërrimin e programit bërthamor të Iranit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi para gazetarëve se Izraeli ...
-
Ndërron jetë ish-komandanti i Togut në Brigadën 114 të UÇK-së, Aziz Bardhi
Ka ndërruar jetë Aziz Bardhi, ish-komandant togu në Brigadën 114 të Zonës Ope...
-
Pilotët e B-2 kanë tualet, mikrovalë dhe një frigorifer gjatë fluturimit 37-orësh të bombardimeve në Fordow
Bombarduesit amerikanë B-2 të përdorur për të sulmuar fabrikën bërthamore të ...
-
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së merr fjalën i pari në takimin në New York, ...