Lajme

Mungojnë WC-të, mitrovicasit kryejnë nevojat në Ibër, Agim Bahtiri nuk e realizoi premtimin

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 17 September 2021

Qytetarët e Mitrovicës, vazhdojnë t’i kryejnë në lumin Ibër nevojat fiziologjike, në mungesë të WC-ve publike që ishin premtuar nga kryetari aktual, Agim Bahtiri. Ky i fundit kishte dhënë një premtim se do të ndërtojë dy WC publike përgjatë lumit Ibër,por këtë gjë nuk e ka bërë.

Instituti GAP që monitoron punën e komunave, ka listuar Bahtirin në grupin e kryetareve që “premtuan, nuk e realizuan, dështuan”, shkruan Gazeta Infokus

“Komuna ka nisur me ndërtimin e dy WC publike në qendër të qytetit, por jo edhe përgjatë lumit Ibër”, thuhet në raportin e GAP-it.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë publikim që ka bërë kjo organizatë përmenden edhe dështime tjera që e kanë shoqëruar Bahtirin në këto katër vjet qeverisje. /GazetaInfokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera