Mungojnë 3 të akuzuarit, shtyhet seanca për veteranët që protestuan para 6 viteve
Autori: Gazeta inFokus
12:49 | 19 February 2021
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur seanca e katër me radhë ndaj 11 veteranëve dhe invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po akuzohen për organizim të një proteste në gushtin e vitit 2015-të. Të pranishëm në sallë sot nuk ishin të gjithë të akuzuarit dhe si pasojë u mbyll kjo seancë për të vazhduar më 14 prill. Por shkas për tu mbyllur kjo seancë gjyqësore ndaj veteranëve protestues ishte edhe mos ofrimi i raportit që tregon vlerën e dëmit nga pala e dëmtuar që në këtë rast është Qeveria e Kosovës.
Ekrem Xheladini, Skender Llugiqi dhe Arsim Hopp nuk morën pjesë në shqyrtimin fillestar të sotëm të këtij procesi gjyqësor.
Avokati i Qeverisë së Kosovës, Bedri Krasniqi tha se janë në procedurë të mbledhjes së fakteve për të vërtetuar dëmin e shkaktuar.
“Pala e dëmtuar është në procedurë të mbledhjes së fakteve me qëllim të ta faktoj faktin lidhur me dëmin e shkaktuar mbi bazën e veprës penale që rrjedh nga akuza e prokurorit të shtetit, deri më tani nuk e kemi përcaktuar. Deri më tash nuk mund ta precizojmë“, tha ai.
E pas kësaj deklarate, kryesuesja e trupit gjykues, Lumturije Krasniqi tha se në mungesë të kushteve seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast do të mbyllet. Seanca e radhës u caktua më datën 14 pill nga ora 09:00.
“Gjykata mendon se nuk ka kushte për mbajtjen e shqyrtimit fillestar pasi që mungojnë tre të pandehuri Arsim Hopp, Skender Llugiqi dhe Ekrem Xheladini. Si dhe i dëmtuari ende nuk e ka precizuar vlerën e dëmit, që është element esencial i figurës së veprës penale. Gjykata merr aktvendim që seanca e radhës të caktohet më 14 prill në orën 09:00”, tha ai.
Duke e quajtur këtë lëndë si lojë politike, Qeriqi tha se derisa për 6 vite qeveria nuk ka arritur ta hartoj raportin për dëmin e shkaktuar nuk ka nevojë të ftohen seanca të tjera pa u ofrua ky raport. Në të kundërtën ai tha se nuk do merr pjesë në këto seanca.
“Meqenëse nëse nuk gaboj është seanca e katërt që po mbahet edhe përfaqësuesi i qeverisë në vazhdimësi në secilën seancë po arsyetohet se do ta sjellin raportin e dëmit që është bërë në seancën e radhës, janë katër seanca që janë deklaruar njëjtë dhe nuk ka sjell raport. Mua po më duket një lojë kjo që po bëhet me neve është e padrejtë kjo që po ndodh po bëhen gati që 6 vite që akuzohemi nga Qeveria dhe mos me qenë në gjendje me e bë një raport dhe me na maltretuar kjo po më duket një lojë politike e tyre, kisha kërkuar që mos prej juve si gjykatë që mos me thirr seancë pa e sjell raportin Qeveria, mos me na maltretuar deri ë momentin që ofrohet raporti, përndryshe deri në seancën përmbyllëse gjyqtare nuk marr pjesë, sepse është maltretim që po na bëhet”, theksoi Qeriqi.
Në rastin e sotëm gjyqësor për organizimin e protestës së veteranëve e cila ishte mbajtur në Prishtinë, ku përmes atij organizimi, veteranët kërkonin të drejtat ligjore për kategoritë e luftës të UÇK-së po akuzohen Xhevdet Qeriqi, Nusret Azemi, Driton Sadiku, Zymer Ahmeti, Fahri Zeqiri, Arsim Hopp, Skender Llugiqi, Ekrem Xheladini, Muhamet Kuka, Bahti Danushi.
Të tjera
-
Sa i kushtuan drekat zyrtare Driton Selmanajt?
Për nëntë muaj qeverisje, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj së ...
-
Mesazhi i Albin Kurtit për 8 mars
Kreu i Lëvizjës Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Grua...
-
Daçiq e ka një kusht për t’u ulur në tavolinën e dialogut me Albin Kurtin
Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia kurrë nuk ...
-
A do të numërohen edhe mbi 9 mijë zarfe me vota nga diaspora, ky është vendimi
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëve...
-
“Iu vihet dryni” Ambulancave Familjare në Drenas për shkak të mungesës së mjekëve
Qytetarët në komunën e Drenasit nuk mund të marrin shërbime shëndetësore nëpë...
-
Vodhi 1.500 euro në një pompë derivatesh, gjykata merr vendim
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kë...
-
Maqedonia e Veriut shtrëngon masat anti-Covid, nga e mërkura do të aplikojë orën policore
Nga dita e mërkurë, Maqedonia e Veriut do të shtrëngojë masat për mbrojtje ng...
-
Dërguti: Patriarkët kundër patriarkatit
Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë është shë...
-
Kthehet në Kosovë kuzhinieri i lënduar nga shpërthimi në restorantin “Steak House” në Ferizaj
Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka pritur në Aeroportin Ndërk...
-
Ky është kosovari më i ri që humbi jetën nga COVID-19
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga COVID-19 edhe 6 qytetarë, shkruan G...
-
Nga këto komuna janë 587 rastet e reja me COVID-19
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 587...
-
Raporti i fundit: 6 të vdekur dhe 587 raste të reja me COVID-19
Numri i rasteve të infektuar në Kosovë brenda 24-orëvë të fundit është 587 pe...