Lajme

Mungojnë 112 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 23 July 2017

Lutfi Zharku në fund të mandatit si ministër i Infrastrukturës ndoshta do të duhet të bëjë një “sakrificë” personale.

T’i lutet konsorciumit amerikano-turk “Bechtel-Enka” që të ketë mirëkuptim për pamundësinë e shlyerjes së detyrimeve financiare, sipas dinamikës që është paraparë në kontratën për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit, e njohur edhe me emrin “Arbër Xhaferi”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka konfirmuar se sa gjatë mund të përballojë pagesat, por në Ministrinë e Financave kanë treguar se projekti i autostradës dhe disa të tjerë janë vënë në rrezik për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe pamundësisë së marrjes së disa vendimeve aty, përfshirë edhe rishikimin e buxhetit.

Ndonëse buxheti për vitin 2017 është projektuar të ketë 2 miliardë euro, pra afro 300 milionë më shumë se një vit më parë, “minusi financiar” tash llogaritet të jetë 112 milionë euro

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera