Lajme

Mungesë e theksuar e oksigjenit, India i tejkalon 20 milionë raste me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 04 May 2021

India tejkaloi pragun e 20 milionë të prekurve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, por qeveria thotë se përhapja po ngadalësohet.

Ky shtet raportoi mbi 355 mijë raste gjatë 24 orëve të fundit, një rënie e ndjeshme nga rekordi prej 400 mijë, i regjistruar më 30 prill. Kjo i atribuohet edhe pakësimit të testeve ditore, duke nxitur frikë që bilanci në Indi mund të jetë shumë herë më i lartë, raporton A2.

Ndërkohë, vijojnë problemet në strukturat spitalore, teksa mungesa e oksigjenit dhe e shtretërve po pengon trajtimin e të infektuarve me koronavirus.

-Advertisement-

Kjo ka rritur ndjeshëm bilancin ditor të viktimave, për një total prej 222 mijë jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera