Mungesë e ndjeshme e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 24 October 2021
Për luftimin e mungesës së fuqisë punëtore, Shoqata Federale e Biznesit të Mesëm kërkon që të vijnë më shumë forca punëtore në Gjermani nga jashtë.
„Ne kemi nevojë për një imigrim të organizuar fuqive të kualifikuara, por theksi qëndron tek fuqia e kualifikuar”, shprehet drejtuesi i kësaj shoqate, Markus Jerger të shtunën për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Gjithnjë e më shumë sipërmarrje në të gjitha degët nuk gjejnë sa duhet forca të kualifikuara apo të rinj për kualifikim profesional. „Kjo e rrezikon fort aftësinë konkurruese të biznesit të mesëm dhe me këtë të Gjermanisë në tërësi.”
Sipas Jerger „shumë sipërmarrjeve u duhet të refuzojnë që tani porositë, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar.” Edhe situata e shkollimit profesional nuk është më e mirë. „Në Gjermani ka më shumë se 390 profesione të njohura të shkollimit profesional, e në të gjitha gati mungojnë të rinjtë për shkollim profesional.”
Sidomos në degët e informatikës dhe teknikës, në sektorin e kujdesit shëndetësor si edhe zejet profesionale mungojnë forcat e reja. „Në rastin më të keq sipërmarrjet duhet të mbyllin dyert e kjo prek biznesin familjar”, thotë Jerger.
Kreu i Agjencisë Federale të Punës, Detlef Scheele u shpreh për „Welt am Sonntag”, se „në tërësi në Gjermani kërkohen 1,2 milionë forca punëtore, prej tyre dy të tretat si fuqi punëtore e kualifikuar.” Në fund të gushtit kreu i Agjencisë Federale të Punës u shpreh, se Gjermanisë i duhen 400.000 emigrantë të kualifikuar çdo vit për të kompensuar mungesën e fuqisë punëtore.
Edhe sektori i ndërtimit ka nevojë për fuqi të kualifikuar punëtore. Në degën e ndërtimit, sipas një sondazhi mungon gjithnjë e më shumë personel i kualifikuar. Në sektorin e ndërtimit të pallateve 33,5% e sipërmarrjeve janë shprerur, se kanë probleme në gjetjen e fuqisë punëtore. „Krahas ngushticave në furnizimin me materiale, mungesa e fuqisë punëtore, po kthehet në një problem gjithnjë e më të madh për sektorin e ndërtimit”, tha studiuesi i Institut të Ekonomisë, Ifo, Felix Leiss. „E kjo në një kohë kur ka shumë kërkesa./DW/
Të tjera
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...
-
Inovacioni shkencor dhe teknologjik i Kinës forcohet vazhdimisht
Në vitin e parë të komercializimit të teknologjisë 5G-A, kompanitë kineze jan...
-
“Hajde zhvendosemi” – Pyetja për dinarin e bën Besnik Bislimin të ikë prej gazetarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, nuk është deklaruar për media ...
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...