Lajme

Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 25 June 2022

Orar i stĂ«rzgjatur i punĂ«s, mohim i pushimit vjetor, punĂ« pa kontratĂ«, pagĂ« e ulĂ«t e me vonesa – janĂ« ankesat qĂ«, ndĂ«r vite, kanĂ« shprehur punĂ«torĂ« tĂ« sektorit privat nĂ« KosovĂ«.

Shumë prej tyre janë raportuar shpesh edhe në Inspektoratin e Punës, por nga Sindikata e punonjësve të sektorit privat thonë se ato kanë kaluar pa u përfillur.

Kryetari Jusuf Azemi thotĂ« se, pĂ«r pasojĂ«, Kosova ka arritur nĂ« njĂ« gjendje tĂ« vĂ«shtirĂ« ekonomike: me biznese qĂ« ankohen se nuk gjejnĂ« punĂ«torĂ« dhe me tĂ« papunĂ« qĂ« s’duan tĂ« punojnĂ«.

“PunĂ«torĂ« e tĂ« rinj tĂ« shumtĂ« nĂ« KosovĂ« po ikin jashtĂ« vendit… Nuk duan tĂ« jetojnĂ« mĂ« me shpresĂ«n se do tĂ« bĂ«het mirĂ«. Nuk duan tĂ« punojnĂ« nĂ« kushte jo tĂ« mira tĂ« punĂ«s e me paga tĂ« ulĂ«ta”, thotĂ« Azemi.

Gjatë vitit 2021, Inspektorati i Punës ka pranuar mbi 5,000 ankesa nga palë, që kanë konsideruar se u janë shkelur të drejtat në vendin e punës.

Të dhënat e tij për vitin e kaluar tregojnë, po ashtu, se nëntë qytetarë kanë humbur jetën në vendin e punës, 40 kanë marrë lëndime të rënda dhe 139 lëndime të lehta.

ZyrtarĂ« tĂ« kĂ«tij institucioni kanĂ« thĂ«nĂ« se duhet pĂ«rmirĂ«suar kushtet e punĂ«s – nĂ« tĂ« kundĂ«rtĂ«n, punĂ«torĂ«t do tĂ« ikin.

Më 12 qershor, Radio Evropa e Lirë ka sjellë rrëfimin e Imer Durakut, një fermer nga fshati Krushë e Madhe, i cili kultivon kultura të ndryshme bujqësore, por ka problem me gjetjen e punëtorëve sezonalë.

Pagesa që ofron është 20 euro në ditë, ose deri në 420 euro në muaj.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, që kanë komentuar rrëfimin e tij, thonë se nuk do të punonin për kaq para.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa dhe njëri prej tyre, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, thotë se, deri para 4-5 vjetësh, ka punuar si elektricist në një kompani private në Kosovë, me një pagë mujore prej 500 eurosh.

Por, siç tregon ai, punĂ«dhĂ«nĂ«si nuk e ka paguar me rregull, i ka kĂ«rkuar tĂ« punojĂ« pĂ«rtej orarit dhe shpesh pa ditĂ« pushimi – çfarĂ« e ka detyruar tĂ« lĂ«rĂ« punĂ«n.

Nga viti 2018, thotë se ka emigruar në Gjermani me vizë pune, ndërsa një vit më vonë ka marrë edhe gruan dhe tre fëmijët.

“KĂ«tu [nĂ« Gjermani] Ă«shtĂ« gjĂ« e sigurt qĂ« pagĂ«n e merr me kohĂ«, qĂ« ke sigurim shĂ«ndetĂ«sor… Nuk Ă«shtĂ« e lehtĂ« jeta as kĂ«tu, por ka rregulla qĂ« respektohen. Edhe kĂ«tu duhet tĂ« punosh shumĂ« pĂ«r tĂ« jetuar dhe pĂ«r tĂ« pasur standard tĂ« mirĂ«â€, thotĂ« 47-vjeçari.

Sikur të respektoheshin të drejtat e punëtorëve dhe pagat të ishin më të larta, ai thotë se do të kthehej në Kosovë.

Ambasada gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se, brenda vitit, lëshon rreth 5,500 viza pune për aplikimet që bëhen nga qytetarët e Kosovës.

Sektori privat vs. sektori publik

Ligji i Punës në Kosovë parasheh 40 orë pune në javë, kontratë pune, pushim vjetor me pagesë e të tjera.

Punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat, me më shumë se 220 mijë të punësuar. Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 380 euro.

Nga sektori publik nuk raportohen probleme me mosrespektimin e Ligjit të Punës, e as me mungesë punëtorësh.

Bujqësia, gastronomia, ndërtimtaria dhe tregtia raportojnë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Mbi 750 mijĂ« qytetarĂ« – ekonomikisht joaktivĂ«

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Si ndikon mungesa e punëtorëve në ekonomi?
Mungesa e punëtorëve do të bëhet një nga pengesat kryesore të rritjes ekonomike në Kosovë, thotë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Prishtinë, Arian Zeka.

“Trendi pozitiv i rritjes ekonomike qĂ« kemi parĂ« gjatĂ« disa viteve – pĂ«rjashto vitin 2020 [pandemia COVID-19] – nuk do tĂ« arrihet dhe kjo pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore”, thotĂ« Zeka.

PĂ«r tĂ« zbutur problemin, ai thotĂ« se duhet tĂ« bĂ«hen pĂ«rpjekje nga tĂ« gjithĂ« – duke filluar nga institucionet deri te punĂ«dhĂ«nĂ«sit, tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« shqyrtojnĂ«, para sĂ« gjithash, nivelin e pagave.

Zeka thotë se mosadresimi i kësaj problematike nga Qeveria e Kosovës, është shqetësues.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa herë kabinetin e kryeministrit të Kosovës në lidhje me këtë çështje, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje.

Kalludra: Ka punëtorë, nuk ka kushte

ShpĂ«tim Kalludra, udhĂ«heqĂ«s i Divizionit pĂ«r zhvillimin e masave aktive tĂ« tregut tĂ« punĂ«s dhe analiza, pranĂ« AgjencisĂ« sĂ« PunĂ«simit, thotĂ« se punĂ«torĂ« ka – mbi 60 mijĂ« punĂ«kĂ«rkues janĂ« tĂ« regjistruar, thotĂ« ai.

“Kur numri i punĂ«kĂ«rkuesve nĂ« AgjencinĂ« e PunĂ«simit tĂ« bjerĂ« nĂ« 10 mijĂ«, atĂ«herĂ« mund tĂ« themi se punĂ«dhĂ«nĂ«sit kanĂ« tĂ« drejtĂ«â€, thotĂ« Kalludra.

Sipas tij, pagat e ulëta dhe kushtet jo të mira të punës kanë bërë që punëdhënësit të ballafaqohen me mungesa punëtorësh.

Pagë 180 euro

Radio Evropa e LirĂ« ka biseduar me njĂ« punonjĂ«s nĂ« KosovĂ« – bartĂ«s i njĂ« familjeje 6-anĂ«tarĂ«she – qĂ« thotĂ« se paguhet 180 euro nĂ« muaj.

J.D. – emri i plotĂ« i tĂ« cilit Ă«shtĂ« i njohur pĂ«r redaksinĂ« – thotĂ« se punon nĂ« njĂ« kompani private pastrimi.

“KĂ«tu ku punoj, orari i punĂ«s respektohet, edhe ditĂ«t e pushimit, edhe kemi kontrata, por paga Ă«shtĂ« e ulĂ«t. NĂ« kĂ«tĂ« kompani punoj qe 10 vjet. NĂ« fillim, pagĂ«n e kam pasur 130 euro, tani e kam 180 euro”, thotĂ« ai.

Me shumë të ngjashme në Kosovë, sipas një studimi të bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, paguhen rreth 105 mijë punonjës.

Ata kryesisht punojnë në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, në industrinë përpunuese, në gastronomi, në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, në ndërtimtari etj.

Kuvendi i Kosovës, më 14 qershor, ka votuar në parim një projektligj, që hap rrugë për rritjen e pagës minimale: nga 130-170 euro sa është aktualisht, në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.

Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Në sektorin publik janë të punësuar mbi 80 mijë persona, ndërsa paga mesatare bruto atje është rreth 620 euro.

Sindikatat e punëtorëve janë ankuar edhe për këtë rritje që pritet, duke thënë se nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Kosova, si shumë vende të botës, po përballet me rritje të inflacionit, që ka nisur me pandeminë COVID-19 dhe ka marrë hov pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në muajin maj është rritur për 12.5 për qind, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./REL

TĂ« tjera