Lajme

Mungesa e ministrave në seancë të Kuvendit, disa nga pikat largohen nga diskutimi

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 26 November 2021

Deputetët e Kuvendi të Kosovës janë duke vazhduar seancën plenare të ditës së djeshme.

Për këtë seancë kishin mbetur për t’u diskutuar edhe gjashtë pika.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka propozuar që katër pikat e para të listës së rendit të ditës të largohen nga diskutimi për shkak se kabineti qeveritar nuk është i pranishëm në sallë, pasi janë duke marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.

-Advertisement-

Shefat e grupeve parlamentare thanë që diskutimi duhet të fillojë nga pika e 10 e cila është “Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit”, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera