Shëndetësi

Mungesa e magnezit shkakton ngërçe në këmbë dhe pagjumësi

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 25 March 2019

Dhimbje koke të zakonshme, dhimbje në këmbë, pagjumësi. Këto janë vetëm disa shembuj të manifestimit të mungesës së magnezit në organizmin njerëzor.

Magnezi është një nga shtatë mineralet makro më të rëndësishme të nevojshme për funksionimin normal të organizmit, andaj është i nevojshëm për çdo organ në trup, dhe veçanërisht për zemrën dhe muskujt.

Trupi i njeriut përmban rreth 25 gramë magnez të shpërndarë në kocka, muskuj, indet e buta dhe lëngjet trupore.

-Advertisement-

Mjekët e rekomandojnë atë në parandalimin e presionit të lartë të gjakut, çrregullimeve të ritmit të zemrës, pagjumësisë, osteoporozës, migrenës dhe shumë sëmundje të tjera.

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore thotë se magnezi kontribuon në funksionet normale psikologjike, mban presion të mirë të gjakut dhe nivelet e glukozës në gjak, përmirëson funksionin imunitar dhe redukton lodhjen.

Dihet se magnezi merr pjesë në mbi 300 procese të ndryshme metabolike dhe si i tillë është i nevojshëm për funksionimin normal të sistemit nervor, muskulor dhe kockor.

Megjithëse magnezi mund të merret përmes perimeve të gjelbra, drithërave, arrave, sojës, fasules, misrit dhe mishit, problemi vjen për shkak të ndotjes së tokës që po bëhet gjithnjë e më e dobët ndaj mineraleve dhe vitaminave esenciale.

Pasoja është se bimët janë duke u varfër me këto ushqyesve. Kështu, studimi vlerëson se deri në 50 për qind e të rriturve kanë një mangësi të magnezit në trup.

Ato mund të ndodhin në formën e simptomave të tilla si dridhje ose dhimbje në muskujt, presionin e gjakut dhe çrregullimet kardiake, marramendje, lodhje, nervozizëm, pagjumësi dhe të ngjashme, transmeton KosovaPress.

Mungesa e magnezit mund të ndodhë si rezultat i sëmundjeve të ndryshme, në administrimin e disa ilaçeve, ose për shkak të nevojave të rritura në periudhën e rritjes, shtatzënisë, stresit ose rritjes së aktivitetit fizik.

Duke marrë parasysh rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm që luan magnezi në trupin e njeriut dhe faktin se mungesa e këtij minerali është një nga deficitet kryesore ushqyese, shpesh është e nevojshme të kompensohet përmes shtojcave të magnezit, ku doza e rekomanduar është 375 mg në ditë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera